Makina përplas të miturin në Kuçovë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës, ku njëmakinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Burime bëjnë me dije se tek parku i qytetit ëhstë përplasur nga një makinë një fëmijë 10-vjeçar.

Të lidhura

None found

Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.07.2023 21:41