Makina përplas motorin në Elbasan-Librazhd, plagoset 59-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi I. T., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. D., 59 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar 59-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

 


Shtuar 26.08.2023 10:33