Makina përplas motorin në Durrës, si është gjendja e të lënduarve

Një aksident ka ndodhur në Durrës para pak minutave.

Sipas informacioneve, raportohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra.

Makina drejtohej nga personi me inicialet D.H ndërsa drejtuesi i motorit është identifikuar me inicialet N.K, 36-vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 18:04