Makina përplas këmbësorin në Korçë, detajet e para

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë në zonën tek ish SMT-ja.

Sipas të dhënave paraprake nga policia një mjet ka përplasur një këmbësor, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/albeu.com/