Makina përplas këmbësoren në Durrës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një mjet tip “Benz” ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe., banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali  e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip”Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe., banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali  e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 08:13