Makina përplas fëmijën 5-vjeç në Tregun Elektrik

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30 në Tregun Elektrik, ku një makinë ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç.

Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Pasditen e sotme në orën 17:30 te “Tregu Elektrik” mjeti me drejtues I. C. ka aksidentuar një fëmijë të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 18:26