Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës ditën e sotme.
Burimet bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin R.B 36 vjeç, ka përplasur një 17 vjeçar me inicialet Y.K.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur në aksin Krumë-Golaj. Ndërsa 17 vjeçari si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga përplasja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Kukës
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.
I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/
