Makina përplas 13-vjeçarin në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë

Një makinë ka përplasur nhë fëmijë 13-vjeçar në bulevardin “Nënë Tereza”.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe se policia po punon për zbardhjet e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë fëmija i mitur është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan prokurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme./albeu.com/