Makina përmbyset në Qafën e Llogarasë, dy të lënduar (FOTO LAJM)

Një aksident është regjistruar sot në Qafën e Llogarasë, në zonën e quajtur Panorama. Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjeksore në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 20.08.2021 14:24