Makina nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, aksidenton mjetin e policisë, plagosen dy efektivë (VIDEO)

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në Vlorë, është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi.

Të lidhura

None found

Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar në Bulevardi Ismail Qemali, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi.

Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar lëndimin e dy efektivëve.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

 


Shtuar 1.04.2026 08:28