Makina Inteligjente “fundos” pilotët e “vdekjes” (VIDEO)

Shumë drejtues mjetesh janë ndëshkuar 24-orët e fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësi të lartë.

Kanë qenë 678 drejtues mjetesh që e kanë “pësuar”, pasi janë evdentuar nga makina inteligjente duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Nga këta, 123 drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë për shpejtësi e përdorim të celularit, 109 drejtues për shpejtësi e mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 91 drejtues në shkelje të trefishtë: shpejtësi, celular e mungesë të rripit të sigurimit.

Njoftimi i plotë:

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makina inteligjente.Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe në disa akse edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet e paloguara, kamerat, aparatet fotografikë dhe makinën inteligjente.

Për gjatë 24 orëve të fundit makina inteligjente ka monitoruar qarkullimin rrugor akset nacionale Milot – Morinë, Durrës – Fier – Vlorë ndërsa gjatë pasdites së sotme aksin rrugor Elbasan – Tiranë dhe në mbrëmje në rrugën e Teg-ut, ku shpesh drejtues mjetesh tentojnë të bëjnë gara shpejtësie apo të qarkullojnë me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar.

Pavarësisht apelit të bërë nga Policia e Shtetit dhe masave të shtuara për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor duke treguar kujdes të shtuar pasi në shumë akse ka prezencë uji, rrëshqitje gurësh e dheu, përsëri shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të rregullave të qarkullimit.
Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 24 orëve të fundit nga Morina në Vlorë e nga Elbasani në Teg, 678 drejtues mjetesh pasi janë evdentuar nga makina inteligjente duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Nga këta, 123 drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë për shpejtësi e përdorim të celularit, 109 drejtues për shpejtësi e mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 91 drejtues në shkelje të trefishtë: shpejtësi, celular e mungesë të rripit të sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit si dhe të mos drejtojnë mjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi Policinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital. Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!/albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 23:40