Makina humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e banesës, detaje nga aksidenti në Lushnje

Zbardhen detaje të  reja nga aksidenti i frikshëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku një automjet humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Konjat.

Mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 750 UE, ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një banesës në anë të autostradës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga, për shkak të shpejtësisë tepër të lartë.

Aksidenti në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes.

Disa vite më parë, një e moshuar në shtëpinë ngjitur gjeti vdekjen, pasi një makinë përfundoi në oborrin e shtëpisë duke i rënë sipër.


Shtuar 24.05.2024 07:37