Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme nëv Vlorë.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.
Të lidhura
None found
Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./Albeu,com.
