Ditën e djeshme Alban Bruçi i shpëtoi një atentati me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” të qytetit.
Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit ti “Audi”. Abcneës.al mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.
Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ia ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar.
Në dëshminë e tij, Bruçi ka thënë se nuk ka konflikte dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë qëlluar.
“Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi”, deklaroi ai në polici.
Policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, ndërkohë që vijon hetimet për zbardhjen e plotë.
Ndërkaq burime bër albeu.com kanë mësuar se Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë./albeu.com/