Makina e policisë përplaset me një automjet, 4 të plagosur në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në të cilin janë përfshirë një makinë policie dhe një automjet tjetër.

Dy polic të patrullës, shoferi dhe një pasagjer i mjetit tjetër, janë dëmtuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet asnjë nga shoferët nuk rezulton të ketë qenë në efektin e alkoolit.

Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi mes rrugës “Vasil Shanto” dhe “21 dhjetori” në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 16.02.2023 07:43