Makina del nga rruga në Thumanë- Fushë Krujë, lëndohet drejtuesi 64-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmem rreth orës 15:15, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Policia bën me dije se, një automjet me drejtues shtetasin V. Q., 64 vjeç, pasi ka humbur kontollin është përplasur me bordurën ansore të rrugës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 15:49