Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë.
E.M, rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve, bën me dije policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/