Magazinonte dhe tregtonte mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçarja në Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Omega”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga 42-vjeçarja.

Sekuestrohen veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Omega”.

Të lidhura

None found

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 4.10.2023 09:50

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş