Maestro e thotë hapur: Ky është banori që nuk dua ta takoj pasi të mbarojë spektakli

Ish-banori i “Big Borther VIP”, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi banorin të ciln nuk do dëshironte ta takonte pas mbarimit të spektaklit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ai i është përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve pikante në lidhje me eksperiencën e tij në shtëpi dhe si po e shikon tashmë lojën jashtë saj.

“Nuk po e shoh fare “Big-un”, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”, u shpreh Maestro.

I pyetur se cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia, Armaldo tha: 99.9 është Kristi./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 18:41