Presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur vendimin e marrë nga presidenti rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, si një gabim historik.
Macron sqaroi se një gjë të tillë ia ka thënë edhe vetë liderit rus, duke shtuar se tashëm Putin e ka izoluar veten.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë. Unë mendoj se ai e ka izoluar veten. Të izolosh veten është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej saj është një rrugë e vështirë”, tha Macron në një intervistë për mediat franceze.
Ai përsëriti se Rusia nuk duhet të poshtërohet në mënyrë që ditën që luftimet të ndalojnë, ne të mund të hapim një rrugëdalje me mjete diplomatike.
Macron tha gjithashtu se ai nuk “përjashtonte” një vizitë në Kiev./albeu.com