Macron pas telefonatës me Putinin: Rusia duhet t’i japë fund agresionit shkatërrues

Sot, presidenti i Francës, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Emmanuel Macron.

Zyra e Emmanuel Macron sapo ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se në telefonatë, lideri francez nënvizoi edhe një herë “rëndësinë ekstreme të pasojave të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” dhe ripërsëriti kërkesën e tij për një armëpushim.

Macron shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol dhe i bëri thirrje Rusisë që të lejojë evakuimet nga uzina Azovstal të vazhdojnë, tha zyra e presidentit francez.

Ai i bëri thirrje Rusisë “të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund këtij agresioni shkatërrues”, thuhet në deklaratë.

Macron është përballur me disa kritika për përpjekjet e tij për të mbajtur dialogun të hapur me Kremlinin, duke u angazhuar në shumë orë telefonata me Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.

Presidenti francez kishte folur me ukrainasin Volodymyr Zelensky në fundjavë./albeu.com


Shtuar 3.05.2022 18:42