Macron nxjerr gjoksin, fotografia me këmishën e hapur bëhet virale (FOTO LAJM)

Presidenti francez Emmanuel Macron është një personazh mjaft karizmatik për publikun.

Fotot e reja të Macron, pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë janë bërë virale në rrjet.

Kjo pasi mes fotografive që ai ka postuar në faqen e tij në Instagram, në njërën prej tyre ai shfaqet me këmishë të hapur, me gjoksin të zbuluar.

Kjo foto të kujton aktorët si Sean Connery apo Bart Reynolds, të cilët treguan maskulinitetin e tyre duke treguar gjoksin. Në fotot e tjera Macron është fotografuar me bashkëshorten e tij, Brigitte, e më pas të tjerat tregojnë Macron duke vrapuar në fushatë dhe duke lidhur kravatën.

Kometet në fotografitë e postuara prej tij kanë qenë të shumta./albeu.com/