Macron: Lufta ka marrë drejtim tjetër, bisedimet me Rusinë kanë ndaluar

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha të hënën se dialogu mes tij dhe Presidentit Putin ka ngecur pasi u zbuluan vrasje masive në Ukrainë.

“Që nga masakrat që kemi zbuluar në Bucha dhe në qytete të tjera, lufta ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë nuk fola më me Putin drejtpërdrejt. Megjithatë nuk e përjashtoj mundësinë që ta bëj në të ardhmen” tha Macron për France 5 television.

Rusia i ka mohuar akuzat për vrasjet e civilëve në Bucha. I pyetur pse nuk kishte ndjekur shembullin e liderëve të tjerë evropianë dhe të udhëtonte në kryeqytetin ukrainas Kiev, Macron tha: Nëse shkoj në Kiev do të jetë për një ndryshim.

Kremlini thotë se ka nisur një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “çliruar” Ukrainën nga ekstremistët nacionalistë. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini filloi një luftë të paprovokuar agresioni./albeu.com