Macron i kërkon Ruandës që t’i falë Francës për rolin e saj në gjenocidin e 1994

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar ruandëve që ta falin Francën për rolin e saj në gjenocidin e 1994-ës ku u vranë rreth 800,000 Tutsi etnikë dhe Hutus të moderuar.

Duke folur në memorialin e gjenocidit në kryeqytetin e Ruandës Kigali, ai tha se Franca nuk i kishte marrë vesh paralajmërimet e masakrës dhe se shteti nuk kishte qenë një bashkëpunëtore në vrasjet.

Udhëheqësi i Ruandës vlerësoi fjalimin e tij, duke I cilësuar fjalët e Macron si “një akt jashtëzaëkonisht të guximshëm”

Në mars, një komision ekspert francez zbuloi se Franca nën Presidentin e ndjerë François Mitterrand kishte mbajtur “përgjegjësi të rëndë dhe dërrmuese” për gjenocidin por nuk kishte qenë bashkëpunëtore. Raporti tha se Franca kishte qenë “e verbër” ndaj përgatitjeve të gjenocidit./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 16:30