I mërzitur me Ramën sepse nuk ka marrë këstin e pazarit për Reformën Zgjedhore, por edhe sepse nuk e përfshiu në takim me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken, Luli Basha ka ‘kërcënuar’ Ramën se do ta padisë në SPAK.
Pasi përdoret prej Ramës për shkatërrimin e opozitës prej 11-vitesh, Luli Basha përdor gjithmonë të njëjtën metodë për të rritur presionin për pazar. Del në konferencë shtypi dhe ‘kërcënon’ Ramën se do tërhiqet nga marrëveshja nëse nuk kryen ‘detyrimet’.
Këtë gjë ka bërë edhe ditën e sotme duke i thënë se do të padis në SPAK.
Por nëse ka një person që e di më mirë se të gjithë se drejtësia është në dorë të Ramës, ky është Luli Basha, pasi falë Ramës, i cili në bashkëpunim me Yuri Kimin i mbyllën në sirtar çështjen kurruptive me Nik Muzin, ky është Basha.
Por pse bën Luli si i mërzitur?
Së pari po ndien se po i humbet aftësia për të bërë Pazar, pasi edhe deputetët që ka pas në këto momente janë ftilluar disa prej tyre dhe po përgatiten të bashkohen me opozitën, ata kanë kuptuar se Basha i përdor për pazar, por nuk u ndan asgjë nga shumat e pazarit që merr nga Rama.
E dyta është fakti që Edi Rama nuk e bëri pjesë të takimit me Anthony Blinken, kur ky i fundit vizitoi Tiranën.
Basha kishte mashtruar deputetët që e mbështesin ende se do ta takonte Blinkenin si lider i opozitës, por kjo gjë nuk ndodhi dhe ata kanë kuptuar peshën reale te tij, që është sa një pupël dhe se ai vetëm i mashtron për përfitime personale.
Sot, Luli Basha bëri me dije se javën e ardhshme do të depozitojë në SPAK dy padi për “padronin” e tij, Edi Ramën.
Kështu pasi përdor disa deputetë të tij në shërbim të Ramës, përgatit planin për ta kallëzuar në SPAK.
Më poshtë gjeni edhe ‘hakërrimin’ e njeriut që po i vonohe kësti i pazarit:
“Ndaj java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rrëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës. Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme”, tha ai në një deklaratë për mediat.