“Lulet e violinës” është vëllimi i parë me poezi i autorit dibran Nexhbedin Basha

Gazetar dhe poet, Nexhbedin Basha ndau me bashkëqytetarët e tij copëza të veprës së tij, teksa u nderua me certifikatë mirënjohjeje nga Bashkia Dibër.

Poeti tregon se libri mbart emocionet e tij të hedhura në letër.

“VIOLINA E LULEVE”, është një metaforë e jetës dhe jo pa qëllim para poezive kam vënë një thënie që më erdhi natyrshëm: “Të hedhësh vargjet në letër është si të hedhësh farën e dridhit në arë…”.

Me këtë motiv kam punuar për të sjell këtë libër me poezi, ku kujtesa, jeta reale, rrugëtimi i ëndrës, heronjtë e ri e të vjetër të historisë këndej e matanë kufirit, si Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari, Rreshteri Afrim Bunjaku, Heroi i Kosovës, malli për vendlindjen, problemet sociale,  përjetimet, për ushtarakët shqiptar nënmisione paqeruajtëse, endja drejt zemrës, Rruga e Arbërit, etj, më kanë bërë të hedh në vargje e të prodhoj këtë libër me poezi, ku kam shumë personazhe të të gjitha kategorive”, tha ai.

Nga ana tjetër, Basha nënvizoi se ky është libri i tij i parë, por jo i fundit. Të paktën edhe dy vëllime të tjera poetike pritet të publikohen.


Shtuar 30.01.2024 11:10