Lukashenko: Mobilizimi ushtarak po ndodh në Rusi, nuk do të ndodhë këtu

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se nuk po planifikon të mobilizojë rezervistët e tij. Deklarata e tij erdhi pasi Vladimir Putin tha se 300,000 rezervistë rusë do të dërgoheshin në Ukrainë, sipas skynews.

“Mobilizimi po ndodh në  Rusi, nuk do të ketë mobilizim këtu”, tha Lukashenko.

Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe fqinjët janë pjesë e një “bashkimi” pa kufij. Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore dhe ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë.


Shtuar 23.09.2022 14:01