I ftuar sot në “Shqipëria Live”, Luiz Ejlli foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të Big Brother VIP kanë deklaruar se janë miqtë e tij.
Ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit se nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.
“Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, tha Luizi.
Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.