Luiza Gega kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024

Atletja Luiza Gega është bërë sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Gega  ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Serbi, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat, teksa ka qenë brenda kufirit për kualifikim.

Këtë paradite, në Krljevo të Serbisë, Gega ka fituar garën me një kohë më të mirë se kundërshtaret, teksa veç medaljes së artë në Ballkan ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e “Paris 2024”.

Norma për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike ishte koha poshtë 9.23.00, me Gegën që ia ka dalë të sigurojë një tjetër sukses./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 14:00