Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”, ku nuk munguan pyetjet në lidhje me të ardhmen e Luizit dhe mundësinë e rikthimit të tij në reality show-n “Big Brother VIP”. Agaj la të kuptohet se një ftesë për rikthimin e Luizit në BBV është përfolur prej kohësh në media, dhe ai vetë beson se një rikthim i tillë do të kishte një ndikim të madh në format.

“E di që i mund të gjithë prapë,” u shpreh menaxheri.
“Çdo artist, jo se është i joni, por kushdo që ka synuar të hyjë në BBV pas Luizit, ka thënë: ‘Jo Luiz, po të isha të paktën gjysma e Luizit’. Unë e pres atë ditë kur të hyjë përsëri, sepse kemi për të parë shumë.”

Deklarata e tij lë të hapur mundësinë që Ejlli të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe sipas Agajt, publiku mund të presë një tjetër spektakël të paharrueshëm nëse kjo ndodh. Ende nuk dihet nëse një Big Brother me personazhe që kanë fituar do të realizohet në Shqipëri apo në Kosovë, mirëpo me siguri do të ishte një sukses shumë i madh.


Shtuar 22.09.2025 13:52

Tags: ,