“Luftë totale”, tani PSG fshin Mbappe edhe nga faqja zyrtare, palët kërcënojnë me gjyq

“Luftë” totale ndërmjet Kylian Mbappe dhe PSG. Klubi francez po bën gjithçka që Mbappe të largohet nga Parisi.

Fillimisht nuk e grumbulluan për fazën përgatitore ndërsa së fundmi e kanë fshirë edhe nga faqja zyrtare e klubit.

Kjo është lëvizja e radhës brenda pak ditësh duke konfirmuar qartë vullnetin e klubit: Mbappe nuk bën pjesë në planet e së ardhmes.

Palët kanë arritur në atë pikë se tani kërcënojnë njëri-tjetrin me padi. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë deri në 2024, pasi klauzola për të rinovuar edhe me një tjetër vit ra poshtë më 1 gusht.


Shtuar 2.08.2023 14:21

Tags: