Luftë tjetër?! Biden: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Tajvanin duke u përfshirë ushtarakisht

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë sot se do të ishte i gatshëm të përdorte forcën për të mbrojtur Tajvanin dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me kombet e tjera për t’u siguruar që Kina nuk mund të përdorë forcën në Tajvan, raporton Reuters.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp në Tokio nëse ai do të ishte i gatshëm të përfshihej ushtarakisht, Biden tha: “Po”.

“Pritshmëria ime është se nuk do të ndodhë, nuk do të tentohet”, tha ai. Por shtoi se Kina po flirton me rrezikun në Tajvan duke fluturuar afër ishullit./albeu.com

 

 


Shtuar 23.05.2022 08:26