Luftë apo zgjidhje diplomatike? Sot vendoset gjithçka në takimin Rusi – Ukrainë

Ndërsa zbardhi agimi në Kiev, të gjithë sytë janë te takimi Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet sot, me tensione të larta ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në terren.

Më poshtë albeu.com ju sjell një përditësim për të gjitha gjerët që duhet të dini tani në lidhje me krizën në Ukrainë.

Çfarë do të ndodhë sot?

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pa parakushte, sipas Ministrisë së Brendshme të Kievit. Njoftimi erdhi të dielën, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse u përballën në qytete të shumta anembanë Ukrainës. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga takimi.

Forcat bërthamore në gatishmëri të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e parandalimit të vendit të tij, të cilat përfshijnë armë bërthamore, të hyjnë në gjendjen e tyre më të lartë të gatishmërisë të dielën, duke cituar liderët e NATO-s duke bërë “komente agresive për vendin tonë”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se masa ishte pjesë e një modeli më të gjerë të përshkallëzimit të paprovokuar dhe “kërcënimeve të prodhuara” nga Kremlini.

Mbyllja e hapësirës ajrore

Bashkimi Evropian po mbyll hyrjen ruse në hapësirën ajrore të BE,  që do të thotë se të gjithë avionët në pronësi, të regjistruar dhe të kontrolluar nga Rusia nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen ose të fluturojnë mbi asnjë territor të BE-së.

Kriza e refugjatëve

Më shumë se 368,000 ukrainas janë larguar nga vendi, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Pothuajse 200,000 refugjatë kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i pushtimit.

Rritet numri i të vdekurve

Gjithsej 352 civilë në Ukrainë kanë vdekur pas pushtimit, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës. Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, ndërsa 1684 të tjerë janë plagosur.

Viktimat ruse

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, autoritetet ruse pranuan një numër vdekjesh dhe plagosjesh midis forcave të tyre në Ukrainë, pa dhënë numra të saktë. Rusia pohoi gjithashtu se humbjet ishin “konsiderueshme më të ulëta” se ato që shiheshin në forcat ukrainase.

Protestat kundër luftës

Autoritetet ruse kanë arrestuar pothuajse 6,000 njerëz për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër luftës në të gjithë vendin gjatë katër ditëve të fundit, raportoi një faqe e pavarur monitorimi./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 07:15

Tags: ,