LUFTA/ Ushtria e Ukrainës: Rusia përpiqet të rindërtojë dhe rigrupohet

Në përditësimin e saj të përditshëm të mëngjesit, ushtria e Ukrainës thotë se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Gjithashtu akuzoi Rusinë për “krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare” në zonat që forcat e saj po pushtonin, duke penguar një autokolonë ndihmash të arrinte në Kherson mbrëmë.

Në një postim të mëparshëm, ushtria pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë Izyum në lindje./BBC