Sot është dita e 13-të e luftës Rusi – Ukrainë, dhe albeu.com po ju sjellë më poshtë zhvillimet e 24 orëe të fundit
-SHBA shpalli një ndalim të plotë të importeve të naftës dhe gazit rus.
-Britania e Madhe thotë se do të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit.
-Në hakmarrje të dukshme, Rusia do të ndalojë eksportin e disa mallrave dhe lëndëve të para, megjithëse detajet se çfarë dhe kush do të ndikohet ende nuk janë vendosur.
-Disa kompani të tjera thonë se do të ndalojnë punën e tyre në Rusi, duke përfshirë McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola.
-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsërit thirrjet e tij për një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij dhe i bën presion Perëndimit për më shumë sanksione ndaj Rusisë gjatë një fjalimi virtual historik në Dhomën e Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar.
-Polonia thotë se është gati të vendosë të gjithë avionët e saj luftarakë MiG-29 në Gjermani dhe t’i vendosë ato “në dispozicion” të qeverisë amerikane.
-Më shumë se dy milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina, thotë OKB./albeu.com