Elon Musk propozon planin me 4 pika për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë , Elon Musk  “paraqiti” planin e tij të paqes për t’i dhënë fund konfliktit duke u kërkuar miliona ndjekësve të tij në Twitter të votojnë në një sondazh të vogël .

Dizajni përbëhet nga katër pika, por përshtatet në 280 karakteret e një postimi në Twitter.

 

Fillimisht , Elon Musk propozon  që zgjedhjet të mbahen sërish në rajonet e aneksuara nga Rusia. Megjithatë, forcat e Moskës duhet të tërhiqen nëse “ky është vullneti i popullit”.

Krimea, sipas Musk, do të bëhet pjesë e Rusisë “siç ishte nga viti 1783. Udhëheqësi sovjetik në vitin 1954 kishte aneksuar Krimenë në Republikën Socialiste të Ukrainës, në territorin e së cilës mbeti pas pavarësisë.

Pika e tretë: duhet të sigurohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe së fundi, në pikën e katërt, Ukraina duhet të qëndrojë neutrale.

A jeni dakord apo jo, pyet Musk ndjekësit e tij, duke ngritur një sondazh të vogël në Twitter.

Musk vlerëson se “ka shumë gjasa që ky të jetë përfundimisht rezultati i luftës” dhe shton se pyetja është se sa do të vdesin deri atëherë.

Dhe në një postim të tretë, Musk e konsideron rezultatin më pak të mundshëm të konfliktit ruso-ukrainas si luftë bërthamore.


koment