Lufta Rusi-Ukrainë, Euro bie kundrejt Dollarit

Euro ka rënë këtë të mërkurë, nën 1.11 dollarë, niveli minimal prej rreth 20 muajsh për shkak të intensifikimit të luftës në Ukrainë dhe pas publikimit të shifrave të inflacionit, që i shtyn investitorët të kërkojnë strehim në Euro.

Monedha Europiane u këmbye sot me 1,1104 dollarë, krahasuar më parë me 1,1140 dollarë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, siguroi këtë të mërkurë se presidenti amerikan, Joe Biden, e di se e vetmja alternativë ndaj sanksioneve kundër Rusisë është Lufta e Tretë Botërore dhe se ajo do të ishte “një luftë shkatërruese bërthamore”, në deklaratat për televizionin e Katarit Al Jazeera. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 15:45

koment