Ky sezon i La Liga-s ka treguar një rivalitet të fortë, sidomos në javët e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit Atletiko e Madridit kishte marrë një shkëputje të frikshme dhe shumëkush do e kurorëzonte si kampionen e këtij viti, por Reali i Madridit dhe Barcelona u zgjuan në kohën e duhur për të kapur ritmin e duhur.
Në mënyrë që të sigurohet gara e pastër dhe merita sportive, është vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen në të njëjtin orar. Kjo strategji do të largonte paktet që mund të ndodhnin nën zë mes klubeve dhe siguron një garë të ndershme për titullin kampion.