Lufta, OKB shtyn përsëri votimin për rezolutën për Gazën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka shtyrë edhe një herë votimin për rezolutën e Gazës.

Shtetet e Bashkuara tani mbështesin rezolutën, por vendet e tjera po bëjnë thirrje për një tekst më të fortë me një thirrje për një pezullim urgjent të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit.

Projekt-rezoluta u diskutua me dyer të mbyllura, për më shumë se një orë nga anëtarët e këshillit, pasi pati ndryshime të rëndësishme.

Shumë përfaqësues thanë se duhej të konsultoheshin me vendet e tyre përpara votimit, të planifikuar për sot.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara e mbështesin tekstin e ri dhe do ta mbështesin nëse ai vihet në votim.


Shtuar 22.12.2023 07:30