Lufta në Unkrainë, Stoltenberg: Putin bëri gabim, nuk duhet të kishin nënvlerësuar NATO-n dhe ukrainasit

Jens Stoltenberg tha së fundmi se Vladimir Putin ka bërë “disa gabime të mëdha” kur nisi pushtimin e tij, duke përfshirë nënvlerësimin e aftësisë së NATO-s për të mbështetur Ukrainën.

“Presidenti Putin bëri disa gabime të mëdha kur pushtoi Ukrainën, gabime strategjike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për mediat jashtë zyrës së kryeminsitrit britanik në Londër gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një gabim ishte nënvlerësimi i ukrainasve, guximi i tyre, angazhimi i tyre për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tyre, ndërsa gabimi tjetër që ai bëri ishte nënvlerësimi i aleatëve, partnerëve të NATO-s, në aftësinë tonë për të mbështetur Ukrainën”, u shpreh Stoltenberg.

“Ajo që kemi parë është se aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë ofruar mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Dhe ajo që shohim kur shikoni sondazhet e opinionit, mesazhet politike nga vende të ndryshme aleate të NATO-s, është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për aq kohë sa të duhet.”

Ai tha se ka “gjithmonë disa zëra që kanë një mendim të ndryshëm”, por “mesazhi i qartë” nga shumica është se “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.


Shtuar 9.11.2022 17:48