Lufta në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Forcat izraelite kanë rrethuar banesën e liderit të Hamasit

Forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar në Gaza, sipas kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.

“Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar,” tha ai . “Shtëpia e tij mund të mos jetë baza e tij kryesore dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta kapim”, theksoi Netanyahu.

Kush është Sinwar?

Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e militantëve në fillim të viteve 1980.

Besohet se ai është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ndërsa për momentin personi është më i kërkuari i Izraelit, sipas Netanyahut.


Shtuar 6.12.2023 18:59