Ethet e qeverisë Rama 3 sapo kanë nisur, disa nga socialistë e vjetër po largohen nga qeveria me dëshirën e tyre, i tillë ishte rasti i Erion Braçes i cili tha se nuk do të jetë pjesë e kabinetit Rama 3.
Kryeministri Rama në darken e shtruar në pallatin e brigadave tha se se Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, do të vijojnë që të konfirmohen në detyrë mandatin e tretë.
“Të dy Taulant Balla dhe Elisa Spiropali konfirmohen në detyrë dhe ne do ta kemi të plotë mbështetjen tonë për ta”- tha Rama.
Tashmë lufta e madhe është për karrigen e kryetarit të parlamentit, i cili pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika është i mbetur bosh.
Në korridoret e parties Socialiste flitet se kryetarja e re e parlamentit do të jetë një grua.
Burimet thonë se lufta e madhe po bëhet midis dy ish-ministreve Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros.
Kjo vjen pasi vetë kryeministri Rama në kabinetin e tij qeveritar ka më shumë gra se burra. Kjo, pasi Rama ka pohuar se më mirë punon me gra se me burra.
Kujtojmë se Lindita Nikolla ka qenë ministre e Arsimit në qeverine Rama 1 dhe u shkarkua pas protestëve të studentëve.
Ndërsa Mirela Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës. Edhe kjo e fundit u largua pas debatit për çeshtjen e Teatrit./albeu.com