Lufta për titullin e Serie A është drejt fundit.
Kur kanë mbetur edhe 2 javë, dy rivalët e përjetshëm të qytetit të Milanos Milani dhe Interi do të luftojnë deri në javën e fundit dhëmbë për dhëmbë.
Po kush favorizohet për titullin?
Në fakt Milani e ka në dorë Serie A. Kuqezinjtë mbajnë kreun me 80 pikë, 2 pikë më shumë se Interi, dhe i duhen 4 pikë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës dhe Sansuolos për t’u shpallur kampion pas 11 vitesh.
Por pse Milani shpallet kampion me 4 pikë edhe nëse Interi i fiton të dyja ndeshjet?
Sepse kuqezinjtë kanë fituar në ndeshje direkte 2-1 dhe kanë barazuar në fazën e parë 1-1. Megjithatë gjithcka mbetet e hapur pasi të dielën Milani ka një ndeshje të vështirë pasi pret Atalantën në shtëpi.
Kalendari i Milanit:
Milan-Atalanata
Sassuolo-Milan
Kalendari i Interit:
Cagliari-Inter
Inter-Sampdoria.
Ndërkohë, Milanit i mungon një titull prej 11 vitesh ku së fundmi e fitoi me Allegerin në vitin 2011, ndërsa Interi e fitoi me Conten sezonin e shkuar. /albeu.com/
Renditja e Serie A: