Luçiano Boçi komenton Mark Markun: Duhet të reflektojë, akuzat t’i tërheqë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe deputet i rizgjedhur, Luçjano Boçi ka folur rreth situatës në PD, për lëvizjet e fundit në strukturat e partisë si dhe për largimin e fundit të Mark Markut.

Boçi u shpreh se zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së nuk janë jashtë afateve statuore, por janë në kohën e duhur dhe më se të dobishme për të udhëhequr betejën opozitare.

Për sa i përket deklaratave të Mark Markut dhe heqjes dorë nga mandati i deputetit prej tij, Boçi u shpreh për FAX neës se nga pikëpamja njerëzore ai bie dakord me të, por nga pikëpamja politike është një vendim i gabuar.

Luçiano Boçi thekson se Marku është zgjedhur nën siglën e PD-së nga votat e qytetarëve dhe ka detyrim përfqësimin e tyre në parlament, qoftë edhe si opozitar i Bashës.

Gjithashtu ai kundërshton dhe deklaratat e deputetit Marku se PD është pronë e Bashës dhe Berishës, duke theksuar se PD është një aset publik, në pronësi të askujt.

“Nuk mendoj se zgjedhje në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike janë jashtë afatave statuore, pasi zgjedhja e kryetarit ndikoi dhe te zgjedhjet e tjera. Zgjedhje të tilla nuk ndikojnë në analizën e zgjedhjeve, por vetëm e shëndoshin atë.

Analizat politike kanë treguesit dhe indikatorët e tyre dhe nuk ndikojnë emrat e rinj që do të zgjidhen në bërjen e saj.

Është në gjykimin e zotit Marku dhe unë e shoh si një veprim njerëzor, brenda karakterit dhe personalitetit të zotit Marku, i cili gre zërin ndaj çdo padrejtësie që ai gjykon, kudoqoftë.

Është një oponent i lindur. Duke e parë nga pikëpamja njerëzore unë mund ta kuptoj, por nga pikëpamja politike nuk bie dakord.

Marku ishte përfaqësues i Partisë Demokratik dhe ka kërkuar vota me siglën dhe programin e Partisë Demokratike, ndaj ai duhet të përfaqësonte njerëzit që e besuan qoftë dhe si opozitar i zotit Basha në Kuvend. Është një akt që i jep koloritet Partisë Demokratike, ku evidentohen dhe zërat ndryshe të cilat nuk janë në të njëjtën linjë me vendimet e kryetarit.

Nga ana njerëzore unë e kuptoj se është një vendim personal, ndërsa nga ana politike nuk jam dakord.

Deklarata e zotit Marku se Partia Demokratike shërben për mbrojtjen e interesave të Bashës dhe Berishës, përfshijnë këndvështrimet e tij që janë të ndryshme nga tezat e mia. Partia Demokratike është në kundërshtim me këtë tezë, pasi nuk është një parti që i përket dikujt. Nuk është pronë as e kryetarit aktual, i cili duhet ta menxhojë atë dhe ta sjellë në fitore

Politikisht akuzat e zotit Markut duhen refuzuar, zoti Marku duhet të reflektojë me akuzat e tij qoftë duke i tërhequr, qoftë duke i argumentuar më tepër”, tha Boçi./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 15:44