Mauro Icardi është një hap larg rikthimit te Galatasaray. Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, sipas asaj që shkruajnë mediat, do të kthehet në Turqi pas huazimit të vitit të kaluar.
Klubi turk ka vendosur të blejë kartonin e lojtarit dhe në arkat e PSG do të shkojnë diku te 10 milionë euro.
Mauro Icardi luajti 24 ndeshje në edicionin e kaluar, ku shënoi jo pak por 22 gola.
Më parë 30-vjeçari ka luajtur për Sampdorian dhe më pas për Interin.