LSI nuk e njeh Bashën, Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD

Sekretari i përgjidhshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet LSI-së pasi kjo e fundit nuk e njeh Lulzim Bashën se kryetarin e PD-së.

Bardhi shprehet se çdo demokrat shqiptar nuk i përfaqëson logo tjetër përvec asaj të PD.

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD”.

Koalicioni i Komisionit të Rithemelimit me LSI në zgjedhjet e 6 marsi për 6 bashki, sipas Bardhit është shtojcë e LSI “në shtëpinë e tyre të përbashkët non-grata”.

“Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën”, thotë më tej ai. /albeu.com

 


Shtuar 31.01.2022 15:43