LSDM-ja me anë të një njoftimi për media thotë se Mickoski ka mbetur i bllokuar në regjimin e vjetër dhe dëshiron që shtetin ta kthejë në izolim dhe ndarje.
“Askush nga ai nuk pret ndryshe. Ai nuk din dhe nuk dëshiron të punojë për interesat e qytetarëve. Politikani pa qëndrim Mickoski dhe VMRO-DPMJE-ja e tij gjithkund lobojnë të mos nisim bisedimet për anëtarësim në BE”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.