LSDM: Mickoski çdo ditë konfirmon se është kundër BE-së dhe peng i së Majtës

Një tjetër konfirmim erdhi nga njoftimi i Mickoskit se VMRO-DPMNE ka vendosur që të mos nominojë përfaqësues në grupin punues për ndryshime kushtetuese që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Mickoski dhe Apasiev punojnë së bashku kundër perspektivës evropiane të shtetit.

Destruktimi i VMRO-DPMNE-së dhe i së majtës nuk i sjell asgjë të mirë shoqërisë, kështu që ata do të mposhten sërish.

LSDM qëndron krah për krah me qytetarët dhe do të ekspozojë propagandën e dështuar të së majtës dhe Apasiev-it, thuhet në njoftimin e partisë./ina


Shtuar 9.04.2023 11:20