“Loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës”, vëllai i heroit Arjan Sala: Prokuroria e ka mbajtur peng dosjen

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës, heroi i cili shpëtoi jetën e 25 personave në tragjedinë e ndodhur në Casa Italia në një deklaratë për mediat është shprehur i zhgënjyer nga ana e prokurorisë, e cila ka lënë pezull cështjen e Salës duke mos zbardhur asnjë informacion nga ngjarja.

Gjithashtu ai shprehet se nënës dhe babit të tij nuk i hiqen lotët nga sytë.

“Vëllai im iku si hero duke shpëtuar jetë njerzish por shumë nëna do kishin qarë e duke pritur 3 ditë për nxjerrjen e trupave në atë bodrum të mallkuar por loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës tim edhe për atë nip te vogël që na ka lënë. Heronjtë nuk vdesin kurrë por të drejten e vetë e duan uroj të reflektohet nga ana e prokurorisë më shumë se 12 muaj peng dosja as një informacion”, shprehet vëllai i heroit Edmond Sala.

Arjan Sala ishte babai i një fëmije të mitur dhe jetonte me bashkëshorten, djalin, nënën dhe babanë në një zonë periferike të Tiranës. Prej vitesh ishte punonjës sigurie i një kompanie private./albeu.com