Lotaria amerikane, Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Lotaria amerikane do të vijojë deri në datën 10 Nëntor.

Ambasada amerikane ndërkohë ka zbuluar disa detaje të rëndësishme që qytetarët duhet të ndjekin për një mbarëvajtje të procesit.

Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,” shkruhet në postimin e ambasadës./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 18:49